Rakiç: Në zgjedhje zgjedhim dorëzimin apo ekzistencën

Aktuale

Rakiç: Në zgjedhje zgjedhim dorëzimin apo ekzistencën

Nga: Fatmir Beka Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Goran Rakiç

Goran Rakiç kreu i Listës Serbe në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit tha se shpreson që institucionet kompetente para së gjithave KFOR dhe EULEX do të jenë në lartësi të detyrës dhe me veprimin e vetë parandalues të evitojë incidente, ndërsa lidhur me zgjedhjet përkujtoi se shumë qytetarë kanë letërnjoftime të UNMIK-ut, shkruan media serbe, transmeton “Bota Sot”.

“Me këtë vendim në mënyrë institucionale bëhet presion, por jam i bindur se populli ynë do jetë unik dhe do dal në zgjedhje në mbështetje të Listës Serbe me ҫka do të mbështes luftën për mbijetesë edhe ekzistencë”, tha ai.

Lidhur me deklaratat e përfaqësuesit serb Slavisha Petkoviç për dëbimin nga puna të atyre që nuk votojnë LS dhe nuk pajtohen me të, Rakiç tha “Për figurat e tilla më së miri flasin veprat, të jem i sinqertë pa-veprat. Ata që mbështesin interesat e shqiptarëve mes serbëve, zgjedhjet i dërgojnë në të kaluarë, gjyqi i popullit është mbi gjithçka. LS krenohet me presidentin Vuçiq, me çka krenohen ata që punojnë për interesa të huaja”?

Në pyetjen çka mund të presin qytetarët nga zgjedhjet dhe a ka gjasa që situata e serbëve të përmirësohet, kreu i LS tha se vështirë të ndodhë kjo.

“Situata është e rëndë dhe nuk ka pasur asgjë të lehtë, por me këto zgjedhje zgjedhim dorëzimin dhe ardhmërinë e lënë në mëshirë dhe pamëshirë apo do të luftojmë. Duke njohur serbët tanë, e di se do të luftojmë , tash përmes institucioneve, por luftë që zhvillohen për interes të popullit dhe forcimit ekonomik”, tha Rakiç.

Ai u shpreh se është e pamundur fshirja e Asociacionit.

“Asociacioni është thelbësor prej të cilit populli nga udhëheqja nuk do heq dorë kurrë. Aq më tepër LS do insistoj dhe përkujtoj Prishtinën dhe BE-në se nuk janë përmbushur obligimet. Ndryshimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundur sepse serbët nuk do të pranojnë atë”.

Rakiç tha se porosia e tij për votuesit është “këto nuk janë zgjedhje po referendum për ardhmërinë e popullit tonë, për ekzistencën në këto hapësira, andaj thërras të gjithë që me 14 shkurt së bashku me miqtë, farefisin dhe kumbarët të gjithë të qëndrojmë nën një flamur të tregojmë sa jemi dhe sa fortë qëndrojmë pas LS me politikën e Vuçiqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat