Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, analisti nga Amerika thotë se Kurti po i zhvillon dy referendume – ja kë e preferon kreu i VV-së

Aktuale

Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, analisti nga Amerika thotë se Kurti po i zhvillon dy referendume – ja kë e preferon kreu i VV-së

Nga: N. H Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:16
Albin Kurti, Glauk Konjufca, dhe Vjosa Osmani

Në media në vazhdimësi është raportuar se ka përplasje mes raporteve të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarit të këtij subjekti politik, Glauk Konjufca, edhe pse këta të fundit i kanë demantuar.

Një koment të shkurtër lidhur me këtë, e ka bërë analisti politik, Petrit Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se Kurti në këto zgjedhje po i zhvillon dy referendume njëkohësisht, përcjell “Bota sot”.

Pasi referendumi i parë po dihet tashmë, referendumi i dytë sipas tij është mes Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës.

Krejt në fund, ai thekson se ky i fundit, me sonte e ka kuptu se kë favorizon Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Image
Petrit Zogaj

Albini po i zhvillon dy referendume njëkohësisht.

Të parin po dihet-“e reja me të vjetrën”, ama të dytin pak e ka theksu.

E ky është: referendumin ne mes Vjosës dhe Glaukut.

Me gjasë, ky i fundit, me sonte e ka kuptu se kë favorizon Kurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat