Parashikimi i Buzhalës: Kjo parti do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet

Aktuale

Parashikimi i Buzhalës: Kjo parti do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet

Nga: A.Zh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Edhe zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve, që do të mbahen të dielën në Kosovë.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë me rreth 48% të votave, e dyta PDK-ja me 17%, ndërsa LDK-ja do të fitojë 16% të votave, përcjell Bota sot.

Sipas tij, AAK-ja do të fitojë 7% të votave, ndërsa Nisma nuk e kalon as pragun me 3%.

Postimi i tij i plotë:

Pas vlerësimit dhe gjendjes në terren, mendoj që VV do t’i fitojë bindshëm këto zgjedhje me rreth 48 për qind të votave. E dyta do të jetë PDK me 17 për qind e shumë afër saj LDK me 16 për qind. AAK e shoh me 7 për qind të votave e Nismën me 3 për qind. Pjesa tjetër vota minoritare, ku Lista serbe në veri mund të mbushë edhe sendukët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat