Sibel Halimi: U bë traditë që partitë politike gjatë fushatës i rikthehen të kaluarës

Aktuale

Sibel Halimi: U bë traditë që partitë politike gjatë fushatës i rikthehen të kaluarës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Sociologja Sibel Halimi

Sociologja Sibel Halimi, duke e komentuar fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se është krijuar traditë që partitë politike gjatë fushatës i rikthehen të kaluarës.

Ajo ka deklaruar se e sheh problem të madh faktin se partitë politike nuk kanë folur shumë për programet e tyre në tubimet zgjedhore duke zgjedhur të përdorin një narracion folkolorik për të ‘goditur’ kundërshtarin.

“Është hapësira e vetme në të cilën përpiqen që ta ndërtojnë të ardhmen. Një problem jashtëzakonisht i madh në kuadër të fushatës ka qenë kryesisht jo vetëm me mënyrën simbolike se si janë përpjekur të komunikojnë me publikun, si sloganet, por problemi kryesor kanë qenë programet e partive politike. Gjatë fushatës kur del në tubime publike është e pamundur që të flitet për programe. Është përdorur një narracion folkolorik, i rikthehen të kaluarës duke ndjellë një frikë te shoqëria jonë me narracionin që “burgjet e Dubravës do të bëhen disakatëshe”, “të gjithë do të shkojnë në burgje”, “hajnat”. Partitë politike e kanë një përgjegjësi politike. Ne jemi pjesë e kësaj shoqëri dhe e dimë së çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ajo çfarë neve na intereson është se kur një parti politike vjen në pushtet dhe na sjell një frymë tjetër dhe thjesht na ndryshon jetën”.

“Shoqëria kosovare është ballafaquar me të kaluar të ndryshme dhe të gjitha partitë politike kanë bërë përpjekje që ta ndërtojnë veten deri në një mit, kult duke shfrytëzuar qeverisjen e kaluar. E kemi një parti politike që ka qenë përgjegjëse e keqqeverisjes, nepotizmit dhe korrupsionit dhe problemin e krizës nuk e ndërton mbi të kaluarën 20 vjeçare por përpiqet që tërë arsenalin politik ta ndërtojë mbi bazën e pandemisë duke e rishikuar historinë përmes një narracioni karakteristik”.

Ajo ka përmendur edhe mosballafaqimin e kandidatëve për kryeministër duke thënë se kjo i ka prekur qytetarët të cilët s’e kanë kuptuar realisht se çfarë përfaqësojnë programet e partive politike.

“Partitë politike nuk i kanë pranuar sondazhet publikisht, por në anën tjetër kanë krijuar mashtrim optik që në momentin kur kanë dalë në terren janë ndryshe prej asaj që është prezantuar nëpër studio. Kandidatët për kryeministër e kanë pasë obligim që të dalin dhe t’i ballafaqojnë profizilimin e tyre ideologjik mbi çështjet e caktuara sociale dhe kur kjo nuk është realizuar qytetarët në shumicën e rasteve kanë mbetur pa e ditë se çfarë në të vërtetë përfaqësojnë këto programe politike dhe këta kandidatë për kryeministër”.

Halimi e ka kritikuar shpërfilljen që partitë politike e kanë pasë krahas pandemisë duke thënë se përfitimi nga kjo fushatë do të jetë numri i madh i të infektuarve.

“Kjo është tregues që partitë politike fushatën e përdorin duke e abastrahuar edhe jetën e njerëzve, Nëse e reduktojmë idenë se çfarë në të vërtetë do të përfitojmë nga kjo fushatë do ta përfitojmë një gjë: jo ndryshim në qeverisje, por një numër shumë të madh të të infektuarve që ka ardhur si rezultat i këtyre tubimeve”.

Halimi ka pasë edhe kritika për programet e partive politike për të cilat thotë mungojnë shumë aspekte të rëndësishme të ndryshimit të jetës së qytetarëve.

“Këto programe të asociojnë në idenë që kanë qenë më shumë teorike dhe nëse partitë politike dhe kandidatët do të donin të komunikonin me qytetarët me programet e tyre do ta kishin pasë shumë problem, sepse qytetarët do ta kishin pasë të vështirë ta kuptonin se çfarë iu ofrohet atyre me programet politike. Derisa fushatat elektorale do të vazhdojnë të ndërtohen mbi bazën e foklorizimit dhe shfrytëzimit të sentimenteve të ndryshëm të shoqërisë dhe jo në programe dhe planifikime partitë politike do të vazhdojnë të gozhdojnë dhe boksuar njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat