Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë

Aktuale

Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 09:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Në një piceri në këtë komunë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar, punëtor i lokalit, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.

Detaje ka dhënë Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Avni Zahiti.

Mediat kanë raportuar se Mehmet Kurti  23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.

Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Të ndjerin e kanë kujtuar miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

“Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur Shok Vlla dhe qoftë i lehtë dhe u për ty”, ka shkruar njëri nga miqtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat