Mbi 8 mijë serbë të Kosovës u vaksinuan nga Beogradi

Aktuale

Mbi 8 mijë serbë të Kosovës u vaksinuan nga Beogradi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Deri më tani, 8,445 qytetarë nga Kosova janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid nga Beogradi.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike në Mitrovicën Veriore, Millosh Mirkoviq, raporton portali serb Kossev.

“Vaksinimi po shkon sipas planit. Nuk kalon përmes Institutit, për arsye të njohura, sepse ne jemi paralajmëruar që të japim legalisht vaksinën”, tha Mirkoviq.

Ndërkaq, 7,553 janë ri-vaksinuar me vaksinën anti-Covid nga Beogradi i Serbisë, sipas tij.

Vaksinimi po kryhet në qytete jashtë territorit të Kosovës. Qytetarët nga katër komuna e Veriut të Kosovës janë vaksinuar në Rashkë, në Bujanovc serbët nga zona e Anamoravës, dhe serbët nga Kosova qendrore marrin vaksinën në Kurshumli, njofton tutje mediumi serb.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se kanë autorizuar policinë për të mbledhur informacion në lidhje me krimet e mundshme të kontrabandimit të barnave dhe aktiviteteve të paligjshme mjekësore, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim se kanë filluar ndonjë hetim zyrtarisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat