23-vjeçari që u vra në Mitrovicë dyshohet se nuk ishte cak i dorasit, ja detajet

Aktuale

23-vjeçari që u vra në Mitrovicë dyshohet se nuk ishte cak i dorasit, ja detajet

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:05
23 vjeçari i vrarë

Një krim i rëndë, vrasja e një 23 vjeçari dhe plagosja e dy të tjerëve, ndodhi mbrëmë para një picerie në Mitrovicë.

Punonjësit e kësaj picerie nuk deshën të flasin për rastin.

Megjithatë, media mëson se 23 vjeçari që u qëllua për vdekje nuk ishte cak i dorasit. Burime pranë televizionit kanë thënë se cak ishte pronari i këtyre bizneseve, që njëherësh ishte edhe punëdhënësi i të ndjerit dhe dy personave të plagosur.

Të tre viktimat ishin mes vete kolegë, por të cilët vend pune nuk e kishin picerinë para së cilës ndodhi rasti, por një kompani ndërtimi në Fushe Kosovë me pronar të njëjtë.

Sipas prokurorisë ende nuk ka të dyshuar dhe se motivet e kësaj vepre penale nuk dihen.

Edhe familjarët e Mehmet Kurtishit, që e kanë hapur derën për kryeshnosh në fshatin Vllahi, janë të habitur me atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa pohojnë se i ndjeri punonte për të ndihmuar familjen.

Njëri nga të plagosurit është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë nga arma e zjarrit, derisa tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Urologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat