Sot pritet të realizohen 19 fluturime nga Evropa në Kosovë

Aktuale

Sot pritet të realizohen 19 fluturime nga Evropa në Kosovë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

Bashkatdhetarët kanë vazhduar edhe sot të vijnë në Kosovë për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen sot (e diel, 14 shkurt).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, në një prononcim për RTVD, ka bërë të ditur se vetëm sot ka pasur 26 fluturime, të cilat kanë ardhur kryesisht nga Gjermania, Zvicra pasuar nga Franca.

Ndërsa ka thënë se gjatë ditës së sot (e diel), pritet të realizohen edhe 19 fluturime  të tjera.

Ndryshe, KQZ ka bërë të ditur se të premten është përmbyllur periudha e votimit përmes postës.

Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako.

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat