Elezi: Ka pasur vështirësi në komunikacion për shkak të të reshurave të dëborës

Aktuale

Elezi: Ka pasur vështirësi në komunikacion për shkak të të reshurave të dëborës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 08:37
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi janë hapur në orën 07:00 dhe se deri më tani votimi është duke vazhduar normalisht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përveç se njoftoi se qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, tha se edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor është shpërndarë në kohë. Megjithatë, ai tha se ka pasur vështirësi në shpërndarjen e tij për shkak të kushteve atmosferike.

Elezi: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve me planin operacional, në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë, është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit. Po ashtu, njoftojmë se të gjitha qendrat e votimit, 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime janë hapur në orën e paraparë. Sipas kontakteve të para që kemi me zyrtarët tanë në terren, procesi i votimit në këtë orë të parë është duke vijuar normalisht", tha ai.

Elezi tha se përkundër që materiali zgjedhor ka arritur me kohë kanë pasur vështirësi nË komunikacion pas reshjeve të fundit të borës.

Elezi: Ka pasur vështirësi në komunikacion për shkak të të reshurave të dëborës

"Të gjitha materialet zgjedhore nga ana e KQZ-së janë përcjellë nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve për në të gjitha qendrat e votimit, janë përcjellur me kohë. Sigurisht se ka pasur vështirësi në komunikacion pikërisht për shkak të të reshurave të dëborës, por materiali është përcjell me kohë dhe qendrat e votimit janë hapur sipas planifikimit", tha ai.

Elezi derisa tha se të drejtë vote kanë 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 28, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 1 mijë e 52 kandidatë", tha ai.

Për vëzhgimin e zgjedhjeve KQZ-ja ka akredituar 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe më shumë se 60 media vendore dhe ndërkombëtare me rreth 700 përfaqësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat