​Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Aktuale

​Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:49
Avdullah Hoti

(E plotësuar - 10:02) Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hoti tha se sot është dita kur flasin qytetarët.

Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Image

“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për te votuar, sot është dita e tyre ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, tha Hoti.

Image

Edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka votuar pak minuta më parë në Fakultetin Filologjik së bashku me bashkshorten.

Hoti para mediave shkurt ka thënë se

“E kryem obligimin tonë për të votuar, ftoj të gjithë qytetraët me të drejtë vote ta ushtrojnë këtë të drejtë” tha shkurt Hoti para mediave.

Ja momenti i votimit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat