Ambasadori italian në Kosovë: Një ditë e bukur për të dalë për të votuar

Aktuale

Ambasadori italian në Kosovë: Një ditë e bukur për të dalë për të votuar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Nicola Orlando

Që nga ora 07:00 ka filluar votimi i qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për këtë ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando me anë të një shkrimi në Twitter, thotë se është një ditë e bukur për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës.

Ai ka bërë thirrje që gjatë votimit të respektohen masat kundër COVID-19.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Është një ditë e bukur për të dalë dhe votuar! Veproni në mënyrë të sigurt për të mbrojtur më të ekspozuarit: vendoseni maskën dhe mbani distancën”, ka shkruar ambasadori Orlando.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat