Ministria e Infrastrukturës: Ka vështirësi në qarkullim megjithatë rrugët janë të kalueshme

Aktuale

Ministria e Infrastrukturës: Ka vështirësi në qarkullim megjithatë rrugët janë të kalueshme

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugës që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani, duke shtuar se ka vështirësi në qarkullim.

“Të gjitha rrugët e Kosovës, sipas informatave nga terreni në shtatë regjione, janë të kalueshme, ka vështirësi, por asnjë nuk është e bllokuar. Mirëmbajtja e me kripë është e mirë, po reagojnë me borë pastrues.

Erërat kanë sjellë vështirësi, duke sjell ortekë të borës”, tha Osmani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat