Lajmi i fundit: Konfrontim fizik në Prekaz të Skenderajt, ndërhyn policia

Aktuale

Lajmi i fundit: Konfrontim fizik në Prekaz të Skenderajt, ndërhyn policia

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka ndërhyrë para pak çastesh në qendrën e votimit në shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm.

Aty ka pasur një konflikt në mes vëzhguesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Munishi dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Fazliu.

Kallxo ka kontaktuar me Munishin i cili deklaroi se i pari që e ka sulmuar ka qenë Fazliu, e ky pastaj ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë.

“Bexhin e pata në rregull, ma këputi edhe më piskiti më tha dil jashtë, edhe une ja kputa me ra i pari, i rash edhe une” ka thënë Munishi.

Në anën tjetër Fazliu e ka mohuar incidentin ndërsa ka thënë se ende nuk është intervistuar nga Policia pasi nuk ka pasur asnjë incident.

Mësohet se hetuesit e policisë janë brenda qendrës duke intervistuar Munishin lidhur me këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat