Mohohet se djali i Hashim Thaçit nuk është lejuar të votojë për shkak se mbante simbole partiake

Aktuale

Mohohet se djali i Hashim Thaçit nuk është lejuar të votojë për shkak se mbante simbole partiake

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:57
Endrit Thaçi

Menaxherja e qendrës së votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka thënë se secili qytetar me të drejtë vote që ka shkruar në këtë qendër për të votuar është lejuar që të votoj nëse ka pasur kartë identiteti.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë për KTV-në kur është pyetur se a është e vërtetë që djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi nuk është lejuar të votojë pasi mbante simbole partiake.

“I gjithë procesi ka filluar në ora 7 të mëngjesit.

Çdo gjë ka shkuar me rregull dhe tek ne të gjithë votuesit që kanë pasur letër identifikuese kanë votuar”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat