Vazhdon numërimi i votave, Vetëvendosje i afrohet 50% - këtu mund t’i shikoni rezultatet LIVE

Aktuale

Vazhdon numërimi i votave, Vetëvendosje i afrohet 50% - këtu mund t’i shikoni rezultatet LIVE

Nga: Bota sot Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Pamje nga faqja e KQZ

(E plotësuar 01:03) - Lëvizja Vetëvendosje e para në shtatë komunat kryesore të Kosovës

Janë numëruar mbi 700 mijë vota nga zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është e para në 7 komunat më të mëdha të Kosovës.

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka 64,06 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 17.04 dhe PDK-ja me 12,02.

Në Mitrovicë të Jugut, Lëvizja Vetëvendosje ka 62,97 për qind të votave, PDK-ja ka 25,22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 6,55 për qind të votave.

LVV është e para edhe në Gjakovë me 48,83 për qind e ndjekur nga AAK-ja me 27,94 për qind. LDK-ja në Gjakovë ka marrë 7,82 për qind ndërsa PDK-ja 7,82.

LVV është e para edhe në Gjilanin e Lutfi Hazirit. Atje ky subjekt politik deri më tani ka marrë 63,25 për qind të votave, ndërsa LDK ka marrë vetëm 16,05 e ndjekur nga PDK-ja me 12,57.

LDK nuk e ka ruajtur votën as në Pejë. LVV po prin në këtë qendër të Kosovës me 49,84 për qind të votave, ndërsa LDK-ja ka mbledhur vetëm 18,78 për qind, e ndjekur nga AAK-ja me 14,88 për qind.

Prizreni i ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje me 45,56 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka marrë vetëm 16,57 e ndjekur nga LDK-ja me 10,01 për qind.

Ferizaji i Agim Aliut kësaj radhe ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje. Ky subjekt politik në Skenderaj ka mbledhur 60,17 për qind të votave, ndërsa PDK-ja 22,16 e ndjekur nga LDK-ja me 9,21 për qind.

Tani në Kosovë kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 150 mijë vota, pa numëruar votat me kusht dhe me postë

***

​Numërohen 90.09% e votave: VV 47.78%, PDK 17.30%, LDK 13.39%, AAK 7.61%

Nga 90.09 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.78 për qind ose 336.483 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.30 për qind ose 121.819 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.39 për qind ose 94.280, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.61 për qind ose 53.556, Nisma Socialdemokrate 2.70 për qind ose 18.980.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be

***

​​​Numërohen 87.57% e votave: VV deri tash merr 105 mijë vota më shumë se më 6 tetor

Nga 87.57 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.83 për qind ose 326.717 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 91.278, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.43 për qind ose 50.743, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind ose 18.631.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be

***

Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota

Lëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 85.059 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 47.513 votues, Nisma Socialdemokrate 2.80 për qind ose 17.830.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be

***

Numërohen mbi 78 për qind të votave: VV 48.12%, PDK 17.56%, LDK 13.34%

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.12 për qind ose 292.738 vota nga numërimi i 78.38 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.65 për qind ose 106.837, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.34 për qind ose 81.179 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 45.361 votues, Nisma Socialdemokrate 2.72 për qind ose 16.521 votues.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka numëruar 565.356 vota. Vetëvendosje e Albin Kurtit prin me 48,25% të votave, përcjell Bota sot.

PDK-ja e dyta me 17,69% të votave, ndërsa LDK-ja ka vetëm 13,48% të votave.

Rezultatet KËTU.

Image

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.97 për qind ose 232.335 vota nga numërimi i 62.18 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.85 për qind ose 86.454, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 65.113 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.81 për qind ose 37.852 votues, Lista Serbe 4.53 për qind ose 21.964, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind ose 12.540 votues.

***

Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 56.29 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.33 për qind ose 210.671 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.17 për qind ose 79.184, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.65 për qind ose 59.489 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.79 për qind ose 33.949 votues, Lista Serbe 3.91 për qind ose 17.023, Nisma Socialdemokrate 2.5 për qind ose 11.133 votues.

***

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të prijë me 47,96% të votave, të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Demokratike e Kosovës, është e dyta me 18,48% të votave nga 910.969 (50,75%) vota të numëruara deri tani, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë deri tani vetëm 13,63% të votave.

AAK ka 8,17%, Nisma vetëm 2.60%.

Image

Rezultatet KËTU.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar rreth 700 mijë vota, përkatësisht 630.898 vota.

Lëvizja Vetëvendosje pri me 47. 34 përqind. PDK-ja është e dyta me 18,55% të votave, ndërsa LDK-ja e treta me 13,82%, përcjell Bota sot.

Rezultatet:

Image

Rezultatet KËTU.

***

KQZ ka numëruar 350 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 45.11% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.79% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.80% të votave.

Aktualisht AAK ka 8.82% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.Nisma aktualisht ka 2.7% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Numërohen mbi 100 mijë vota, VV-ja gati mbi 45 për qind

Janë numëruar 100 mijë votat e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave publike, Lëvizja Vetëvendosje prin me 45.11 për qind të votave deri tash. Pas saj vjen PDK-ja me mbi 18 për qind, LDK-ja me gati 14 për qind, AAK-ja me nën 10 e Nisma mbetet me më pak se 3 për qind.

Rezultatet mund ti ndiqni KËTU.

***

KQZ ka numëruar 168 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 44.06% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.66% të votave dhe e treta vjen LDK me 14.33% të votave.

Aktualisht AAK ka 9% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.85% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Image

Vetëvendosje po ia merr bastionin kryesor LDK-së, prin bindshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës po e humb keq bastionin kryesor të sajin, Istogun.

Aktualisht, aty VV ka 42.12% teksa LDK ka 23.10%.

PDK ndërkaq ka 11.84 përqind teksa AAK ka 15.62%.

Vetëvendosje merr mbi 60% të votave në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve nëpër komunat përkatëse.

Kështu në Komunën e Prishtinës, KQZ ka lajmëruar se partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 60%.

Ndërka  q, LDK ka marrë rreth 21% të votave. PDK ka marrë 12% të votave, ndërsa AAK 2.5%. Nisma e fatmir Limajt ka marr vetëm 0.5 % të votave.

Duke i krahasuar këto shifra Vetëvendosja ka marrë rreth trefish më tepër vota se sa vendi i dytë, që është LDK-ja.

 

***

Ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas uebfaqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tash janë procesuar 66 mijë vota. Vetëvendosje në publikimin e parë ka rreth 40 për qind, PDK-ja 20.01, e LDK-ja 13.54.

Ato mund ti ndiqni KËTU.

Image

***

 Janë mbyllur qendrat e vendvotimeve në Kosovë.

Në faqen e aranzhuar nga KQZ, mund ti ndiqni live rezultatet, të cilat përditësohen kohë pas kohe.

Ato mund ti ndiqni KËTU.

***

Komisioni Qendror Zgjedhor (K) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 kanë votuar 46.76 % qytetarë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje të jashtëzakonshme patën 1 milion e 794 mijë e 862 votues, qytetarët votuan në 888 vendvotime.

Përditësimet e fundit janë KËTU.

***

Demokracia në veprim ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 për qind (rreth 670 mijë qytetarë), e cila si përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara

Në një konferencë të mbajtur DnV ka bërë të ditur se Prishtina dhe Ferizaj janë komunat me më së shumti dalje në votime, ndërkaq Prizreni është rajoni me daljen më të ulët.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit, ndërkaq pjesa tjetër nuk ka kërkuar.

Përditësimet e fundit janë KËTU.

***

Sipas të dhënave të KQZ’së, që po gjenerohen vazhdimisht, deri në këto momente kanë votuar 32.24 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas këtyre të dhënave, deri tash, kanë votuar 553.407 veta.

Përditësimet e fundit janë KËTU.

Votimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat