Të gjithë pacientëve nuk u mundësohet votimi, Valdete Daka tregon pse

Aktuale

Të gjithë pacientëve nuk u mundësohet votimi, Valdete Daka tregon pse

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Valdete Daka

Përkundër dëshirës për të votuar, shumë pacientë nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre sot.

Për këtë ka reaguar sot edhe Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. Nga ky Shërbim i kanë kërkuar KQZ’së që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitale.

Mirëpo, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, në një konferencë për media bëri të ditur se deri më 11 shkurt ka qenë afati që të regjistrohen si votues të gjithë personat e hospitalizuar.

Ajo ka thënë se nga kjo datë ka pasur mundësi që të shtohet numri i pacientëve, mirëpo procedurat janë të tilla që të votojnë vetëm ata që janë regjistruar deri më 11 shkurt.

“Afati ka qenë deri më 11 shkurt. Te të gjithë ata që janë regjistruar si votues me nevoja të veçanta kanë shkuar ekipet.  Nga data 11 ka pasur persona tjerë që janë shtruar në spitale, mirëpo është procedura që së pari kërkon të regjistrohen si votues e pastaj të votojnë si persona me nevoja të veçanta”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat