Qytetarët e prekur me COVID-19 nëpër shtëpia nuk po votojnë, heshtë KQZ-ja

Aktuale

Qytetarët e prekur me COVID-19 nëpër shtëpia nuk po votojnë, heshtë KQZ-ja

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Komisioni Qendror Zgjedhor ka paraparë vendosjen e ekipeve mobile të cilat përkujdesen që qytetarët e infektuar me këtë virus të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Por edhe pse kjo gjë parashihej të jetë e rregulluar në mënyrë të duhur, shumë prej qytetarëve nuk kanë arritur të shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Madje shumë qytetarë janë ankuar se asnjë ekip mobile e Komisionit Qendror Zgjedhor nuk ka shkuar që t’u ofrojë mundësinë e votimit.

Ngjashëm ka ndodhur në anë të tjera të vendit, por edhe në kryeqytet.

Mediat kanë provuar të marrë përgjigje nga KQZ lidhur me këtë situatë të krijuar, por që të njëjtit kanë vendosur të heshtin dhe të mos përgjigjen.

Ekipet mobile të KQZ-së parashihet që të mbulojnë të gjithë ata qytetarë që janë të infektuar me koronavrius dhe kësisoj u pamundësohet dalja në votime, por që e njëjta gjë nuk po bëhet.

Duhet përkujtuar që deri më tani dalja e përgjithshme në votime ka arritur në 32.38%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat