Një personi i lejohet të votojë me maskën e PDK-së, me mbishkrimin “rimëkëmbje”

Aktuale

Një personi i lejohet të votojë me maskën e PDK-së, me mbishkrimin “rimëkëmbje”

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Një personi i lejohet të votojë me maskën e PDK-së

Në vendvotimin në shkollën e mesme të ulët “Dëshmoret e Kombit”, në Vraniq të Komunës së Suharekës, një qytetari i është lejuar që të votojë, edhe pse i njëjti në maskë ka pasur mbishkrimin “Rimëkëmbje”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Një veprim i tillë përbën shkelje të Rregullës zgjedhore nr. 11/2013 Kodi i mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, neni 7 i të cilit parasheh se “gjatë periudhës njëzet e katër orëshe (24) para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë:  a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda Qendrës së Votimit, hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; ose të sigurojnë mbështetjen nga personat që presin për të votuar në vendvotime ose qendra të votimit […]”.

“Betimi për Drejtësi”, gjatë ditës së sotme, ka raportuar edhe për rastin ku djali ish-Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është shfaqur në qendër të votimit duke mbajtur një maskë si masë mbrojtëse nga COVID-19, në të cilën vërehej logo e PDK-së.

Megjithatë, për hyrje në vendvotim, i njëjti është detyruar ta ndërrojë maskën duke vendosur maskë që nuk përmban logo të ndonjë partie. /betimiperdrejtesi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat