Bekim Jashari njofton se po vazhdon pastrimi i rrugëve në Skënderaj

Aktuale

Bekim Jashari njofton se po vazhdon pastrimi i rrugëve në Skënderaj

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:28
Pastrimi i rrugëve në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se reshjet e pandërprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve.

Mirëpo ai shtoi se puna nuk është ndalur asnjëherë dhe po vazhdon ende në të gjitha fshatrat.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar të komunës sonë,

Që nga fillimi i reshjeve të fundit të borës kam angazhuar drejtorinë e shërbimeve publike dhe kompanitë e kontraktuara në pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve lokale në qytet dhe fshatra të komunës sonë.

Reshjet e panderprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve, mirëpo puna nuk është ndalur asnjëherë dhe po vazhdon ende në të gjitha fshatrat.

Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë këtyre ditëve në komunikacion.

Ne nuk ndalemi, vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat