Parashikimi i analistit: VV-ja tashmë e tejkaloi numrin prej 61 deputetësh ndërsa LDK-ja nuk do t’i ketë më shumë se 15 deputetë

Aktuale

Parashikimi i analistit: VV-ja tashmë e tejkaloi numrin prej 61 deputetësh ndërsa LDK-ja nuk do t’i ketë më shumë se 15 deputetë

Nga: A.Z Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV-ja tashmë sigurt e tejkaloi numrin prej 61 deputetësh, ndërsa për LDK-në është befasi e këtyre zgjedhjeve.

Kurse për PDK-në, do të dalë e dyta me afër 15% ose 18 deputet, ndërsa për AAK-në se ndoshta nuk do e kaloj pragun.

Tutje ka shtuar se edhe Nisma është befasi sepse do të marr më shumë se 3%, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

VV-ja e tejkaloi sigurt tashmë numrin prej 61 deputetësh.

LDK-ja osht befasia kryesore e këtyre zgjedhjeve. Nuk pritet që i merr ma shumë se 15 deputet ose 12-13%.

PDK-ja po delë e dyta me afër 15% ose 18 deputet (edhe pse rezultati osht tepër tronditës për këtë parti).

AAK-në po e përcjellë fati i NISMA-s në zgjedhjet e kalume. Për shumë pak vota ka me e kalu pragun. Ende nuk e ka të sigurt. Ndoshta edhe nuk e kalon.

NISMA osht befasi, sepse ka me i marr ma shumë se 3%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat