Bulliqi: Në Llap morëm më shumë vota sesa në zgjedhjet lokale

Aktuale

Bulliqi: Në Llap morëm më shumë vota sesa në zgjedhjet lokale

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:20
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ata kanë fituar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në regjionin e Llapit.

“Kjo fitore iu takon qytetarëve, një punë dhe mund i madh është dhënë nga të gjithë që kanë punuar për të bërë ta bërë pamundurën”.

“Këtë herë kemi marrë më shumë vota në Llap se sa në zgjedhjet lokale që i patëm vitin e kaluar. Në çdo moment jemi duke i marrë rezultatet nga vendvotimet dhe jemi duke prirë deri tani”, ka thënë Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat