Haskuka: Po shihet se fitorja e VV-së është më e madhe sesa kemi pritur

Aktuale

Haskuka: Po shihet se fitorja e VV-së është më e madhe sesa kemi pritur

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:42
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ka thënë se po shihet që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e madhe.

Në një lidhje direkte, ai ka shtuar se Qeveria e ardhshme do të jetë më e qëndrueshme sesa ajo paraprake.

“Përqindjen nuk e dimë, unë kërkoj nga të gjithë komisionarët që të jenë vigjilentë deri në numërimin e votës së fundit”.

“Po shihet se fitorja është më e madhe sesa që kemi pritur. Do të kemi një qeveri stabile e cila nuk do të rrëzohet pas 50 ditësh siç ka ndodhur më herët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat