Zafir Berisha paralajmëron se Nisma nuk do të shuhet pas mos-kalimit të pragut

Aktuale

Zafir Berisha paralajmëron se Nisma nuk do të shuhet pas mos-kalimit të pragut

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:33
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pasi partia e tij deri më tani nuk e kalon pragun e zgjedhjeve.

Berisha në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Nisma nuk do të shuhet pavarësisht rezultatit të dobët në zgjedhje.

“Miq të nderuar, Nismëtar e bashkëpuntor, ju jemi mirënjohës për angazhimin në zgjedhje dhe mbështetjen e sinqertë të atyre që kanë një fytyrë. Në jetë kemi pasur sfida të ndryshme dhe i kemi tejkaluar. “Në luftë edhe humbet betejat, por lufta vazhdon për ta mundur të keqen”! Ne jemi këtu edhe pas këtyre zgjedhjeve.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë sipas KQZ, Nisma ka vetëm 2.72% me mbi 80% të votave të numëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat