Kamberi: Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje

Aktuale

Kamberi: Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 07:08
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova në këto zgjedhje e ka dëshmuar se ka kapacitete demokratike dhe institucione funksionale.

“Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje, për maturinë dhe pjekurinë e tyre politike, kundrejt procesit zgjedhor.

Besoj se kjo do të reflektohet edhe në procesin e numërimit, zyrtarizimit dhe njohjes së rezultatit zgjedhor.

Institucionet demokratike dhe stabile janë jo vetëm interes e mundësi për Republikën e Kosovës; por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat