Këtë person nuk do ta shihni më asnjëherë në televizion pas këtyre zgjedhjeve, ja si dështoi me parashikimin

Aktuale

Këtë person nuk do ta shihni më asnjëherë në televizion pas këtyre zgjedhjeve, ja si dështoi me parashikimin

Nga: A.Zh Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:15
Fisnik Halimi

Exit-polli PIPOS, i prezantuar dje në Klan, e ka nxjerrë fituese të zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje me 41.8 %.

Ky Exit-poll, kishte parashikuar dje që PDK-ja do të fitonte PDK me 16.5 %, duke u renditur e dyta, derisa LDK do të dilte e treta me 15.2 %. Sipas tij, AAK me 7.2 % dhe Nisma me 2.6 % të votave.

Por, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV-ja prin me epërsi të thellë 48,19% të votave, përcjell Bota sot.

PDK-ja deri tani ka 17,36% të votave, ndërsa LDK-ja ka 13,17% të votave.

Autori i Exit-pollit të PIPOS Fisnik Halimi, ishte betuar para zgjedhjeve, se nuk do të dilte më kurrë në televiozion nëse sondazhi i tij nuk do të del i saktë.

Këtë bast Fisnik Halimi e kishte bërë me ish këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit e kontestoi sondazhin final para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ishte tkurrur epërsia e VV-së, në 40%.

A do ta mbajë fjalën Halimi, pas dështimit?/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat