Haki Abazi: Populli tregoi se nuk e falë tradhtinë

Aktuale

Haki Abazi: Populli tregoi se nuk e falë tradhtinë

Nga: H.O. Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:33
Arkiv

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar në Facebook pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shkruan në Facebook se fuqia e popullit shqiptar është e madhe, e sinqertë dhe e pandalshme.

Haki Abazi shkruan më tutje se populli nuk e duron pushtuesin, nënshtruesin dhe nuk e falë tradhtinë.

Postimi i plotë:

Fuqia e popullit shqiptar është e madhe, e pastërt, e sinqertë dhe e pandalshme.

Nuk e duron pushtuesin, nuk e duron nënshtruesin, nuk e falë tradhtinë, nuk kursen asgjë për lirinë.

Jo rastësisht emri ynë në histori është ILIR.

Ju falëmnderit të gjithëve, aktivistët dhe vullnetarët, falëmnderit MËRGATA që nuk keni kursyer asnje gjë për REFERENDUMIN dhe fitoren e LVV./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat