Zyrtari i PDK-së: Ka mbet edhe diçka e ‘vogël’ me u bë mirë, fitorja e VV-së mesazh se partia jonë duhet reformuar

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Ka mbet edhe diçka e ‘vogël’ me u bë mirë, fitorja e VV-së mesazh se partia jonë duhet reformuar

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:31
PDK

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi  ka komentuar fitoren e Albin Kurtit të zgjedhjeve të djeshme të mbajtura në gjithë Kosovën.

Kelmendi tha se rezultati i mbrëmshëm është mesazh edhe për partinë të cilës i takon, PDK-në.

Sipas tij, PDK-ja duhet të shoh ku ka gabuar dhe duhet vazhduar me reformimin e partisë

Tutje ai uroi Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për fitoren

Reagimi i tij i plotë:

Ka mbete vetem edhe me u ba mire!

Nji proces zgjedhor qe ta çonte mallin e ndonji vendi europian, nji kulture qytetare dhe solemnitet ne votim, dhe nji fitore pa ekuivoke e Vetevendosjes shenuen zgjedhjet e Frorit 2021.

Kosova ka avansue dhe asht ba shembull demokracie per vendet e rajonit, sado krejt kjo demokraci e ky rregull nuk perputhen me narracionin e stisun te Osmanit e Kurtit, si “shtet i kapun” e “Republike e deshtueme”.

U ba si deshti shumica, dhe kjo shumice e ka pergjegjesine e plote per besimin e dhane. Mbajeni!

Fitorja plebishitare e Osmanit dhe Kurtit asht njikohesisht nji mesazh per neve ne PDK, me pa ku u gabue dhe me vazhdue pa u ndal me reformimin e matejme te partise.

E uroj Vetendosjen, Osmanin e Kurtin per kete fitore!

Ka mbete vetem edhe diçka ‘e vogel’ – me u ba mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat