Maliqi i bën disa paralajmërime pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme

Aktuale

Maliqi i bën disa paralajmërime pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Ai ka thënë se rezultati është i mirëseardhur, ndërsa ka treguar se nga vjen ai.

Maliqi ka paralajmëruar se votuesit tash e tutje do të largohen nga militantizmi, ndërsa ka theksuar se institucionet që mundësuan ndryshimin mbeten të brishta ndaj diktateve politike

“Rezultati i mbrëmshëm tregoi se njerëzit kanë akumuluar mllef dhe duan ta mbyllin një kapitull politik. Rezultati është i mirëseardhur, por edhe i mbushur me pritshmëri jorealiste të ndërtuara prej vitesh. Kam frikë se kjo rënia për toke do të bëhet problematike. Të gjithë ata votues që u turrën në masë, duke i thyer besnikëritë e vjetra politike, treguan se nuk janë militantë, por prej tani e tutje do të jenë votues të lëkundur që do të dinë të kërkojnë llogari. Ajo që është e nevojshme tani është që skena politike të ideologjizohet dhe të artikulojë/përfaqësojë më qartë. Ndersa sfida kryesore, sidomos për shoqërinë civile, është mirëmbajtja dhe forcimi i standardeve të larta demokratike. Institucionet të cilat e mundësuan ndryshimin, dhe të cilat do të duhet t’i mundësojnë ndryshimet e radhës, mbeten të brishta ndaj diktateve politike”, ka shkruar Maliqi.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm nga rezultatet e deritashme. Nga 98.53% të votave të numëruara deri në orën 10:59, LVV del se ka marrë 376 mijë e 349 vota, apo 48,12%, pasuar nga PDK-ja me 17,30% dhe LDK-ja me 13,14%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat