​Lajçak deklarohet për zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

​Lajçak deklarohet për zgjedhjet në Kosovë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën me 14 shkurt në Kosovë, ku si parti e parë doli Vetëvendosje.

Lajçak thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.

Ai thekson se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat