Vetëvendosje e mund Avdullah Hotin edhe në vendlindjen e tij

Aktuale

Vetëvendosje e mund Avdullah Hotin edhe në vendlindjen e tij

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Avdullah Hoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar 99 për qind të rezultateve preliminare nga zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021.

Në fshatin e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, në Ratkoc të Rahovecit prinë Lëvizja Vetëvendosje.

Në vendlindjen e Hotit, Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë 336 vota, apo 125 vota më pak se Lëvizja Vetëvendosje e cila ka marrë 461 vota.

Në vendvotimin në fshatin Ratkoc, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 31.03 për qind, kurse Lidhja Demokratike prinë me 29.18 për qind.

Edhe në nivel komunal, LVV prinë në Rahovec me  46.49 kurse LDK-ja me 13.36 për qind.

Rezultatet për Komunën e Rahovicit mund t`i përcillni në këtë LINK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat