Bislimi i LDK-së: Nuk fitohet me duar në xhepa, unë s’kam heshtë dhe s’do të heshtë

Aktuale

Bislimi i LDK-së: Nuk fitohet me duar në xhepa, unë s’kam heshtë dhe s’do të heshtë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Faton Bisilimi

Mbi 99 përqind e votave të zgjedhjeve të djeshme tashmë janë numëruar.

Kësisoj përqindja e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm se është rritur, duke arritur kështu në 47.90% apo  376 mijë e 738 vota.

Pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Faton Bisilimi.

Bislimi tha se strukja në heshtje e dëmtoi LDK-në po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me “duar në xhepa”.

Bislimi tha se për LDK-në kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo dhe përgjegjësi për të nesërmen.

Ai shtoi se s’ka heshtur dhe se s’do të heshtë dhe se si brendimi politik për LDK-në është rruga, ringritja dhe qëllimi.

Postimi i plotë:

Për aktivistët dhe votuesit tonë — falëmnderit nga thellësia e zemrës për qëndresën dhe besimin; dhe ndjesë prej shpirti për rezultatin që nuk e keni merituar!

Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajase po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’!

Unë nuk kam heshtë dhe s’do heshtë! E kam thënë më herët dhe po e përsëris: Ribrendimi politik për LDK-në është rruga; ringritja është qëllimi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat