LDK në vitin 2019 dhe tani, ky është numri i votave me Osmanin dhe Hotin kandidat për kryeministër

Aktuale

LDK në vitin 2019 dhe tani, ky është numri i votave me Osmanin dhe Hotin kandidat për kryeministër

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:36
Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta në këto zgjedhje, duke u renditur pas VV-së që ka dalë e para dhe PDK-së që ka dalë e dyta.

Ajo ka marrë 13.17 për qind të vota në gjithë Kosovën, ose gjithsej 102,787 vota, shkruan Bota sot.

Këto vota i mori me Avdullah Hotin kandidat për kryeministër, derisa ndryshe ishin rezultatet në vitin 2021, kur kandidonte Vjosa Osmani nga LDK.

Në zgjedhjet e kaluara LDK mori 206,516 vota, ku dhe kishte formuar qeverinë bashkë me VV-në, të cilën e rrëzoi vetë në mars të vitit 2020./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat