Humbja e LDK-së në Pejë, deklarohet Gazmend Muhaxheri, ky është vendimi

Aktuale

Humbja e LDK-së në Pejë, deklarohet Gazmend Muhaxheri, ky është vendimi

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, njëherit nënkryetar në LDK, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar pas rezultatit të zgjedhjeve, që nxorri në vendin e parë partinë e Albin Kurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar humbje edhe në bastionet e saj dhe në komunat që i udhëheqë, përfshirë edhe Pejën.

E pas këtij rezultati, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar votuesit duke shtuar se do të punojnë për fitoren e LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës,

Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,

Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së.

I juaji,

#GazMuhaxheri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat