Vuçiqi e kërcënoni rëndë Kosovën, i përgjigjet ashpër Rron Gjinovci: Na e han atë...

Aktuale

Vuçiqi e kërcënoni rëndë Kosovën, i përgjigjet ashpër Rron Gjinovci: Na e han atë...

Nga: N. H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Rron Gjinovci

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Vuçiq paralajmëroi një përgjigje, e cila tha se nuk do t’i pëlqejë Prishtinës.

“Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit. Ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj dhe atyre nuk do t’u pëlqejë përgjigja”, tha Vuçiq.

E, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër aktivisti i njohur, Rron Gjinovci.

Ai në shkrimin e tij në Facebook, si përgjigje ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ky i fundit, “na han atë që s’thuhet”.

Ja shkrimi i tij:

Na e han atë që s'thuhet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat