Gani Geci e quan të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës: Në 10 vjetët e fundit bëri disa gabime të pafalshme

Aktuale

Gani Geci e quan të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës: Në 10 vjetët e fundit bëri disa gabime të pafalshme

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, po  e quan të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e Kryetarit të LDK-së.

Megjithatë Geci këtë vendim të Isa Mustafës, e cilësoi tejet pozitiv, për gjithë anëtarësinë e LDK-së por siç tha ai edhe për gjithë Kosovën.

”Ky është një lajm i mirë, për gjithë anëtarësinë  e LDK-së dhe për Kosovën. Për shkak se Mustafa në 10 vjetët e fundit ka bërë disa gabime të pafalshme karshi LDK-së dhe për këto gabim iu janë hakmerrë nga elektorati i LDK-së”.

”Kjo hakmerrje ka rezultuar me rezultatin më të dobët që ka pasur LDK që nga themelimi”.

”LDK ka pasur teporëzen e vet, qysh atëherë kur në LDK u instalua vendimi që në LDK kanidojnë vetëm ata që mbledhin nënshkrime. Dhe tash nëse nuk ndërrohet statuti i LDK-së, dhe nuk lejohen të kandidojnë dy apo më tepër kandidatë dhe nuk lejojnë të mbesin në fund dy kandidatë e të zgjidhet më i miri, prapë LDK do të ketë probleme të tilla”.

”Kjo është një dorëheqje e vonuar. Siç tha edhe vet Haziri e gjithë kryesia e LDK-së është e dorëhequr deri në kuvendin e ardhshëm. Prandaj ne duhet të riorganizohemi, të fillojmë punën nga e para për arsye se kemi pësuar debakël në këto zgjedhje”.

”Unë kam shkel me këmbë gjithë territorin e Kosovës në këto zgjedhje dhe kam parë që trupa e LDK-së në këto zgjedhje ka qenë e përgjysmuar”.

Ndërkaq lidhur me mendimin e tij për emrin potencial që mund të jetë kryetar i LDK-së, Gani Geci mohoi të përmend dikënd, ndërsa ritheksoi nevojën që ky subjekt të ndërrojë statutin për garën e të parit të partisë.

”LDK duhet të ndërrojë statutin dhe të garojë me shumë kandidatë. Herën e dytë kur hidhet vota në katër ose në pesë, apo që të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kandidaturave të bëhen pa hezitim pa 51%, dhe herën e dytë të mbesin dy në garë, njëri të bëhet kryetar dhe tjetri nënkryetar”.

”Meqë ata emra nuk i kanë bërë askush publik, preferencat e mia mund të ndikojnë keq tek dikush, por LDK mendoj që duhet të garojë për kryetar partie me shumë kandidatë herën e parë, herën e dytë me dy dhe të zgjidhet kryetar e nënkryetar. Kështu do ta kalojmë krizën, LDK do të fillojë të rimëkëmbet, dhe të ecim përpara. LDK ka një potencial intelektual të mjaftueshëm që di të udhëheq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat