Fitorja e Kurtit dhe Osmanit në Kosovë dhe e Joe Biden në SHBA, shfaqin frikën e Vuçiqit

Aktuale

Fitorja e Kurtit dhe Osmanit në Kosovë dhe e Joe Biden në SHBA, shfaqin frikën e Vuçiqit

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:30
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një postim në Facebook ka komentuar fitoren e binomit Kurti-Osmani.

Ai thotë se zgjedhjet në Kosovë, shënuan fillimin e përmbysjes së korrupsionit antishqiptar.

Ngjela i sheh Kurtin dhe Osmanin si të pakorruptuar, ndërsa me bashkëpunimin me Biden, sipas tij, Serbia e di mirë se do të ketë lajme të këqija. Sipas Ngjeles, kjo është arsyeja pse flet në përçartje presidenti serb.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e Kosovës, me fitoren Kurti-Osmani, shënuan fillimin e përmbysjes së korrupsionit antishqiptar.

Po në Tiranë.

Si rregull, fenomene të tilla, brenda psikikës se një kombi, krijojnë reaksion zinxhir drejt së mirës dhe moralitetit.

Cili është fenomeni?

Fenomeni qëndron te fakti që dihet se, përmbysjet politike masive flasin për ndryshime historike.Tani, me këtë fitore spektakolare në Kosovë, nëse shqiptatët do të jenë të vëmendshëm, do t'i shporrin të korrupruarit edhe në Shqipëri.

Do ta fillojë procesin antikorrupsion qeveria e re në Kosovë?

Menjëherë, duhet ta fillojë, dhe do ta fillojë

l.

Kosova tani duhet të marrë legjislacionin antikorrupsion të Shqipërisë me mbështetje të politikës amerikane.

Por në qeverinë e re që do të vijë, duhet të kujtohemi se në lidhje me Uashingtonin dhe Berlinin, Vjosa Osmani është qendra perëndimore e pakorruptuar në Kosovë.

Kurse Albin Kurti gjithashtu i pakorruptuar, duhet të rregullojë trajektoren e tij drejt Uashingtonit, sepse vetë termi Vetë-Vendosje është nxjerrë kundër "diktatit" amerikan, në një kohë kur, pa Amerikën, Kosova do të ishte ende një provincë serbe.

Duhet të kuptohemi, sot po jemi në një periudhë tjetër historike, sepse çifti i rrëzuar Trump-Grenell e dëmtoi shumë çështjen e Kosovës.

Gjithsesi, ndodhemi në periudhën Biden, që është e gjitha në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

E keni parë se si flet në përçartje presidenti i Serbisë, Vuçiç?

ll.

Ka ardhur një koincidencë historike shumë e favorshme për Kosovën se: në Kosovë fiton zgjedhjet çifti i pakorruptuar Kurti-Osmani; kurse në Uashington ka ardhur si president Joe Biden, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës.

Kjo koincidencë është fitore politike për Kosovën, se politika amerikane i njeh mirë beogradasit e politikës së Kosovës në Prishtinë.

Është pikërisht kjo koincidencë e cila do t'u sjellë drithërima edhe politikanëve të lartë të korruptuar në Tiranë.

Në portat e shqiptarizmit po troket një kohë e re, dhe shqiptatët kuptohet se e kanë kapur. Tani po pritet vetëm fillimi i konkretizimit të politikës Biden në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat