​Bislimi pas dorëheqjes së Mustafës: Rënia e LDK-së evidente - duhet të marrim mësim

Aktuale

​Bislimi pas dorëheqjes së Mustafës: Rënia e LDK-së evidente - duhet të marrim mësim

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Faton Bislimi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi ka komentuar humbjen e madhe të kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Ai në Debat Plus ka thënë se zgjedhjet e kaluara komunale në Podujevë ishin sinjal se LDK do të jetë larg suksesit në garat elektorale.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit janë dekurajuese për LDK-në. Rënia është evidente, por duhet të marrim një mësim të madh nga i cili duhet të dalim sa më të fuqishëm. Ndarjet na kanë dëmtuar që nga 2007 e këndej dhe gjithmonë kemi pasur fraksione të ndryshme, të cilat kanë cenuar votën në zgjedhje nacionale ose komunale. Por humbja duhet të shërbejë si mësim dhe t’i kthehemi vetes”, u shpreh ai.

Ndryshe, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë sot dorëheqje pas debaklit të zgjedhjeve të 14 shkurtit që renditën këtë parti në vendin e tretë me rreth 14 për qind të votave të fituara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat