Profesori amerikan që kritikoi Kurtin për rezistencë ndaj mos-certifikimit si deputet ka disa porosi për të

Aktuale

Profesori amerikan që kritikoi Kurtin për rezistencë ndaj mos-certifikimit si deputet ka disa porosi për të

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Albin Kurti

Profesori amerikan, Alen Ben-Meir, i cili kritikoi kreun e VV’së për bllokim të sistemit përgjatë kohës sa ky i fundit nuk pranonte mos-certifikimin si kandidat për deputet nga KQZ’ja, ka propozuar që udhëheqësia e re të fokusohen në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit privat.

Ben-Meir deklaroi se udhëheqësit e rinj të nomenklaturës së radhës duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit që, sipas tij, ka prekur çdo pjesë qeverisëse. Profesori amerikan këto deklarime i ka bërë me anë të llogarisë së tij në ‘Twitter’.

“Drejtuesit e rinj në Kosovë duhet të angazhohen për të shkulur korrupsionin, i cili ka infektuar pothuajse çdo shtresë të qeverisë”, ka shkruar ai, teksa ka bashkëngjitur fotografinë e Kurtit e Osmanit.

“…Si dhe pjesa më e madhe e sektorit privat dhe është e domosdoshme për të kultivuar besimin tek qeveria, për të tërhequr investime të huaja edhe në sektorin privat”, ka thënë ndër të tjera njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

Ben-Meir, më herët pati kritikuar Kurtin për “bllokim të sistemit”, teksa i ka bërë thirrje kreut të VV’së për respektim të vendimeve të institucioneve të vendit.

“Njohja e shtetit të së drejtës është shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë; Kurti duhet të jetë i mençur ta pranojë këtë vendim, të përpiqet të pastrojë të dhënat e tij,  në vend që të përpiqet të bllokojë të gjithë sistemin”, deklaronte ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat