Latifi: LDK pësoi katastrofën më të madhe elektorale në historinë politike të Kosovës

Aktuale

Latifi: LDK pësoi katastrofën më të madhe elektorale në historinë politike të Kosovës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:52
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi e ka quajtur ‘katastrofë elektorale’ humbjen e zgjedhjeve të LDK’së. Ai nuk pret që kjo parti të rikthehet shpejt në fuqinë e mëparshme.

Latifi në Pressing ka komentuar edhe dorëheqjen e Isa Mustafës.

 “Isa Mustafa nuk ka pasur rrugë tjetër përveç ta marrë këtë veprim sepse përgjegjësia kryesore është e tij. Natyrisht nuk është krejt përgjegjësia vetëm e Mustafës.

“Një natë para zgjedhjeve Hoti e kishte një siguri të çuditshme”, thotë Latifi.

“Brenda LDK’së ka ndodh diçka tepër e madhe e cila faktikisht ja ka shkaktuar katastrofën elektorale LDK’së. Si duket strukturat në terren të LDK’së ose nuk e kanë ditë gjendjen reale që e kanë ose e kanë gënjyer lidershipin e partisë”, tha Latifi.

“Për mendimin tim është katastrofa më e madhe elektorale në historinë politike të Kosovës dhe në historinë e LDK’së. Katastrofë nga e cila LDK do e ketë shumë problem që brenda një kohe të shkurtër të këndellet”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat