Nisma e Fatmir Limajt s’i merr as 500 vota në Podujevë

Aktuale

Nisma e Fatmir Limajt s’i merr as 500 vota në Podujevë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:34
Nisma

Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e djeshme, nuk ka arritur të kalojë as pragun zgjedhor.

Partia e Fatmir Limaj në këto zgjedhje në Podujevë nuk ka arritur t’i marrë as 500 vota. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Limaj në këto zgjedhje në këtë komunë ka marrë veç 476 vota, apo 2.10 për qind.

Kjo parti nuk ka marrë vota më shumë as në zgjedhjet paraprake në Podujevë.

Kryetari i Nismës Socialdemorkate Fatmir Limaj, ka thënë se pavarësisht rezultateve ata do vazhdojnë fuqishëm të promovojnë kauzën e tyre.

“Ne nuk do të ndalemi, do vazhdojmë të jemi zëdhënës i fuqishëm i atyre mijëra e mijëra votuesve, atyre qindra e qindra aktivistëve. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe janë mishëruar me kauzën tonë”, tha Limaj në konferencë për media, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në të cilat, sipas rezultateve preliminare të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Nisma e drejtuar nga Limaj, nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor prej 5 për qind, e si rrjedhojë do mbetet jashtë përfaqësimit parlamentar.

Ai tha se do vazhdojnë të vëzhgojnë nga opozita punën e pozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat