Albulena Haxhiu: Nuk do ta shtyjmë përpara marrëveshjen e Washingtonit

Aktuale

Albulena Haxhiu: Nuk do ta shtyjmë përpara marrëveshjen e Washingtonit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 00:02
Albulena Haxhiu

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e ardhshme që synohet të krijohet me Albin Kurtin në krye, nuk do të shtyjë përpara pikat e zotimeve të firmosura në Washington nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Haxhiu nuk pret të ketë ndonjë presion nga SHBA-ja për këtë.

“Në ato zotime është vetëm pika e fundit e rëndësishme, njohja nga Izraeli. Sikur ajo listë të kthehej mbrapsht dhe të merrej si pikë e parë njohja dhe aty të ndalej gjithçka. Pikat tjera nuk shkojnë në favor të Kosovës. Çështja e Ujmanit, fuqizimi ekonomik i Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare … këto çështje nuk do t’i shtyjmë përpara”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se VV-ja për këtë çështje ka diskutuar edhe me ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat