Ilir Ferati kandidati më i votuar nga LDK në Istog, ja sa vota mori

Aktuale

Ilir Ferati kandidati më i votuar nga LDK në Istog, ja sa vota mori

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:21
Ilir Ferati

Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, është më i votuari në Komunën e Istogut.

Ai ka marrë gjithsej 2908 vota, duke lënë pas Shkëmb Manaj me 2819 vota dhe Besart Dreshaj me 2131 vota, përcjell Bota sot.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, në Istog ka marrë gjithsej 3190 vota.

Ndryshe, ende nuk janë bërë publike se kush ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat