107 vjeçarja: Kam shkuar me loçkën e zemrës që ta votoj Albinin dhe Vjosën

Aktuale

107 vjeçarja: Kam shkuar me loçkën e zemrës që ta votoj Albinin dhe Vjosën

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:33
Xhezide Aliu

Në Referendumin e 14 shkurtit, mori pjesë edhe 107 vjeçarja Xhezide Aliu, e cila është edhe votuesja më e vjetër që ka marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Aliu sot ka folur, ku ka treguar se ka votuar për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke theksuar se kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj.

“Kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj”, tha ajo.

“E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”, ka qenë porosia e 107 vjeçares për Kurtin.

Ajo ka folur edhe për të kaluarën e saj, pjesën e rinisë, ku ka thënë se e ka kaluar në skamje.Në zgjedhje ka thënë se ka dalë për përtuar në mënyrë që të ndryshojë situata në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat