​Pireva: LDK ka njerëz që duan të kontribuojnë në rikthimin e LDK në skenën politike të Kosovës

Aktuale

​Pireva: LDK ka njerëz që duan të kontribuojnë në rikthimin e LDK në skenën politike të Kosovës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Avdi Pireva

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdi Pireva në, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, thotë se reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj.

Ai thotë edhe se LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues zgjedhor si dhe punës së grupeve punuese profesionale.

“Reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj, dhe ajo nuk mund të reformohet kurrë nga mediat e kontrolluara, apo nga ata që kanë ardhë në LDK përmes konjukturave politike dhe fondacioneve të dyshimta! LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues zgjedhor, si dhe punës së grupeve punuese profesionale”, ka shkruar Pireva.

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Me këtë rast Pireva thotë se LDK-ja ka njerëzit e saj autentik, patriotë e njerëz të mençur që dinë dhe duan të kontribuojnë në rikthimin e saj në pozitën që kishte dikur LDK në skenën politike.

“LDK-ja ka njerëzit e saj autentik, patriotë, intelektualë dhe të mençur që dinë dhe duan me kontribuuar në rikthimin e saj në pozitën që kishte dikur në skenën politike të Kosovës”, ka shkruar Pireva. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat