Kaq vota fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

Aktuale

Kaq vota fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore të thellë edhe në Komunën e Podujevës, duke siguruar kështu 59.45% të votave.

E dyta sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.14% të votave.

Burime të medias njoftojnë se kandidatët e LVV-së për deputetë në Podujevë, kanë arritur të siguronin mbi 37 mijë vota.

Kandidët e LLV-së kanë siguruar këto vota: Fitim Haziri (10431), Saranda Bogujevci (9940), Fatmir Humolli (3548), Vendenis Lahu (7290), Driton Hyseni (6265).

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Podujevës ka arritur të siguronte 11.54% të votave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat