Vdesin edhe dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, njëri 41-vjeçar

Aktuale

Vdesin edhe dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, njëri 41-vjeçar

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:00
Foto Ilustrim

Kanë humbur betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të infektuar që po trajtoheshin në Klinikën Infektive, njëri prej të cilëve ishte 41-vjeç dhe pa sëmundje tjera shoqëruese.

Infektologia, Sadije Namani e cila është për momentin është në krye të kësaj klinike, deri në caktimin e një ushtruesi të detyrës së drejtorit, ka bërë të ditur se për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 88 pacientë, prej të cilëve 57 me oksigjeno terapi dhe dy të intubuar.

“Nga raporti i fundit, ne i kemi gjithsej 88 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive. Prej tyre 57 janë me oksigjeno terapi, dy pacientë janë të intubuar, me respirator dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në kujdesin intensiv. Rastet që kanë ndërruar jetë fatkeqësisht ka qenë një i ri 41 vjeçar nga Komuna e Prishtinës, i cili ka ndërruar jetë ditën e 9 pas hospitalizimit, edhe një i moshuar 85 vjeçar, edhe ky në fund të javës së dytë të hospitalizimit, ditën e 13 ka ndërruar jetë, kanë qenë në gjendje të rëndë të intubuar. I pari ka 1979 i lindur në Komunën e Prishtinës i dyti 1935 nga Prishtina po ashtu.

Siç tha Namani, 41-vjeçari nuk ka dhënë të dhëna për sëmundje shoqëruese, ndërkaq i moshuari ka pasur sëmundje shoqëruese.

Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Namani theksoi se në Klinikën Infektive nuk ka pasur pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me variantin e ri të virusit.

Infektologia Namani foli edhe për rastet e riinfektimit me koronavirus, ku tha se janë duke i hulumtuar këto raste.

“Gjithsej kanë qenë katër në Klinikën Infektive, se mendimi im personal është se duhet me u verifiku nëse ata vërtetë kanë pasur virus para disa muajve. Dy rastet me riinfektion njëri i pranuar sërish pas disa muajve dhe tjetri një herë, mendoj se në testimet e para pa manifestime klinike me një mostër pozitive dhe ritestim negativ, nuk kanë pasur infeksion me Sars-Cov2”, tha Namani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat