Fitim Haziri i VV-së merr më shumë vota në Podujevë, se votat totale të LDK-së në këtë komunë

Aktuale

Fitim Haziri i VV-së merr më shumë vota në Podujevë, se votat totale të LDK-së në këtë komunë

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Fitim Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka humbur sërish në Podujevë, që dikur kishte qenë bastion i madh i kësaj partie.

Sipas rezultateve të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur t’i fitojë mbi 23 mijë vota, apo 59.45% e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta më 24.14%, me 9 mijë 366 vota totale.

Siç është raportuar në mediat lokale, Fitim Haziri, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur t’i merr 10 mijë e 431 vota, që i bie se ai ka marrë mbi 1 mijë e 100 vota më shumë se votat totale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë.

Ky rezultat i zgjedhjeve të së dielës, ka shtyre kryetarin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, që të jap dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Njësoj kanë vepruar edhe anëtarët e kryesisë së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat