Numri i votave që morën kandidatët e LVV-së në Podujevë

Aktuale

Numri i votave që morën kandidatët e LVV-së në Podujevë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:00
LVV

Më shumë se 23 mijë vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës.

Telegrafi mëson se më i votuari i listës së deputetëve nga Llapi është Fitim Haziri, me 10 mijë e 431 vota.

Sipas burimeve në KQZ dhe degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë këto janë rezultatet për pesë kandidatët e LVV-së nga Podujeva.

1.Fitim Haziri 10,431

2.Saranda Bogujevci 9,949

3.Fatmir Humolli   3548

4.Vendenis Lahu 7290

5.Driton Hyseni  6265

Ndërkaq, lista e votave për parti thuhet të jenë si vijon:

1.LVV 23,056

2.LDK 9,356

3.PDK  4,667

4.AAK 769

5.NISMA 491.

Ndryshe, Telegrafi mëson se Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me vota edhe në fshatin Bradash, prej nga vjen ish-kryetari i Podujevës, nga LDK-ja, Agim Veliu.

Sipas të dhënave të siguruara LVV-ja në Bradash ka marrë 578 vota, ndërkaq LDK-ja 392. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat