Këta janë kandidatët e LVV-së më të votuar nga Mitrovica

Aktuale

Këta janë kandidatët e LVV-së më të votuar nga Mitrovica

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Vetëvendosje

Tre kandidatët më të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nga Komuna e Mitrovicës janë Armend Muja, Faton Peci dhe Arjeta Fejza.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Armend Muja ka marrë më shumë vota në këtë komunë në krahasim me dy kandidatët tjerë, Faton Peci dhe Arjeta Fejza

Siç mëson media, Armend Muja ka marrë rreth 10.000 vota, Faton Peci rreth 8.000 vota dhe Arjeta Fejza rreth 7.000 vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14  shkurtit.

Ndërkaq, LVV-ja ka dalë partia e parë në Mitrovicë me 63 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat