Avokati shqiptar mbështet Specialen, “godet” ashpër ish-krerët e UÇK-së, ja si i quan ata

Aktuale

Avokati shqiptar mbështet Specialen, “godet” ashpër ish-krerët e UÇK-së, ja si i quan ata

Nga: A.Morina Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim "Bota sot"

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, përmes një postimi në Facebook tregoi se pse ka ndodhur përmbysja e madhe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Ngjela tha se arsyeja kryesore ka qenë pastrimi i Kosovës, nga Specialja përmes arrestimeve të krerëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

“Tani po kuptohet pse janë të çorientuar pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, sepse Specialja e Kosovës, para disa muajsh, dhe zgjedhjet e 14 shkurtit që e pastruan shtetin shqiptar të Kosovës nga beogradasit, po flasin për një epokë të re të shqiptarëve në trojet e tyre etnike”, deklaroi Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Specialja e Kosovës, para disa muajsh, e pastroi rrugën në zgjedhjet politike të 14 shkurtit me arrestimin e krerëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ky pastrim solli përmbysjen e madhe të korrupsionit në Prishtinë.

Pas kësaj, procesi duhet të vijojë në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Po SPAK-u i Shqipërisë, a do t'ua pastrojë rrugën shqiptarëve në zgjedhjet politike të prillit, duke arrestuar krerët e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organuzuar në Shqipëri?

Këtë po presin shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Shqipëria është tamam në kohë. A e din politika dhe ekspertiza amerikane këtë?

Po Byroja Kombëtare e Hetimit, kur do të konstituohet plotësisht me hetuesit e saj?

Ne mendojmë se shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri procesi i likuidimit me akuzë penale për të gjithë të korruptuarit të politikës së lartë shqiptare, dhe të bandave të tyre.

Në fakt, ky është vijim i procesit ligjor antikorrupsion në Shqipëri.

ll.

Kjo është gjendja e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse ne këtë kahe lëvizjeje po ecën edhe Maqedonia e Veriut me shqiptarët, në procesin e shkatërrimit të gënjeshtrës shekullore për përqindjen e tyre në atë shtet, dhe për falsifikimin e prejardhjes së shqiptarëve .

Tani po kuptohet pse janë të çorientuar pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, sepse Specialja e Kosovës, para disa muajsh, dhe zgjedhjet e 14 shkurtit që e pastruan shtetin shqiptar të Kosovës nga beogradasit, po flasin për një epokë të re të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Po në Tiranë 

Në Tiranë po pritet me padurim që SPAK-u të fillojë arrestimet e korrupsionit të lartë shtetëror. Duhet të theksojmë se, të korruptuarit e Tiranës sot, në shumicën e tyre, beogradas dhe moskovitë janë. Shumë shpejt keni për t'i parë dhe dokumentat e zbardhura për ta; sepse edhe këta, të njëllojtë janë, mu ashtu si përgjatë këtyre dy shekujve të fundit, ku janë shitur drejt Beogradit thuajse të gjithë krerët e shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat